Penalltia e humbur e Mauro Ikardit ndaj Empolit, për pak sa nuk rezultoi fatale për Interin. Zikaltërit arritën të triumfonin me rezultatin 2-1, duke siguruar një biletë për pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë nuk kanë munguar kritikat dhe vërshëllimat në stadium për sulmuesin argjentinas, për të cilin është përfolur një largim i mundshëm në merkaton e verës.Sa herë që Ikardi kritikohet, bashkëshortja e tij, Vanda Nara nuk nguron t’i dalë në mbrojtje sulmuesit.

“Ne kemi arritur atë që kemi kërkuar, mjaft, tani të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm.Penalltia e humbur? Janë gjëra që u ndodhin atyre që kanë “bo*e”. Është logjike, nuk mund t’i quash të mirë  ata që gabojnë nga penalltia. Sidoqoftë, edhe Mesi me Ronaldon kanë bërë gabime të tilla, mund të ndodhë me të gjithë”, u shpreh Vanda në emisionin “Tiki Tika”.

Ajo nuk u ndal me keq, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, bashkëshortja e sulmuesit të Interit ka shkruar:“Ndonjëherë, golat kundër Barcelonës, Totenhemit, 3 në derbi, 124 në moshë 26 vjeçare nuk mjaftojnë.

Ndonjëherë askush nuk e vlerëson që ke luajtur edhe me dhimbje. Ndonjëherë futbolli të vë në provë por për ne e vetmja gjë e cila na intereson është krenaria që dimë se je një njeri i madh para se të jesh një futbollist i madh. Gjithmonë krenare me ty dhe të shoh në sytë e tu zjarrin që ke të luash për ekipin që ti dashuron”.