Pendohet pasi vrau ish-vjehrrin në Kashar
Ky është Altin Aluku, 39 vjeçari nga Kashari që 5 ditë më parë ekzekutoi me kallashnikov ish-vjehrrin Lutfi Xhaferri dhe plagosi në dorë bashkëshortën e viktimës, Naime Xhaferrin.
Në sallën e gjyqit, ai shprehu pendesë për krimin duke pretenduar se ishte i dehur në momentin e vrasjes. Ai i tha gjyqtarit të gatshëm, se në momentin e takimit me ish-vjehrrin, ky i fundit e kishte fyer. Ndërsa pak ditë para vrasjes, 39 vjeçari i tha gjykatës se Lutfi Xhaferri e kishte rrahur.
Ky pretendim u hodh poshtë nga prorkurori Genc Qana, i cili renditi në mënyrë kronologjike ngjarjen dhe provat e gjetura në vendin ku u ekzkutua Lutfi Xhaferri. Prokurori tha se dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, për shkak të prishjes së fejeses mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit Aluku.
Gjykata e Tiranës, pasi dëgjoi palët i caktoi 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Altin Aluku u arrestua mëngjesine hershëm të 18 majit në fshatin Prush, ku edhe Ishte fshehur forcave të policisë.
(ABC News)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E ndarë në 166 pako, zbulohen 350 kg lëndë narkotike në një trajler në Kakavijë
Gjermania po plaket dhe po tkurret më shpejt nga sa mendohej
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
Avioni rrëshqet nga pista gjatë uljes dhe përplaset me makinat, 20 viktima dhe 30 të plagosur





