Eduart Budini, polici që grabiti taksistin nën kërcënimin e armës, ka pranuar fajësinë dhe është shfaqur i penduar para gjykatës.
Budini doli në seancë gjyqësore këtë të shtunë për caktimin e masës së sigurisë, duke u shprehur para togave të zeza: “Jam penduar dhe doja t’i kërkoja falje taksistit, por nuk e gjeta”.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Budinin, ndërsa pala mbrojtëse ekspertim mjeko-ligjor për të verifikuar përgjegjshmërinë e të akuzuarit. Gjykata pranoi kërkesën e akuzës duke vendosur “arrest me burg” për ish-efektivin e FNSH-së të Fierit.