“Burri me kapelë” i cili shfaqet në video duke ecur më dy sulmuesit vetëvrasës në aeroportin e Brukselit, vetëm pak minuta para sulmeve terroriste, ka deklaruar në seancën dëgjimore se “nuk do të shkelte as edhe një buburrec”.
Mohamed Abrin i filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet i veshur me një xhaketë të bardhë vetëm disa momente para se dy burrat të aktivizonin bombat e tyre, që lanë të vrarë 16 persona në aeroportin e Brukselit gjatë muajit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht faktit se është arrestuar si një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, ky i dyshuar është duke u përpjekur të mohoj rolin e tij në sulmet e përgjakshme, madje duke pohuar se nuk ndjekë dhe praktikon besimin radikal.
Në një deklaratë me shkrim që sot pritet t’ia dorëzojë gjykatësit gjatë seancës dëgjimore, ai thuhet se ka shkruar, “Nuk kam dashur ta bëjë atë. Unë kurrë nuk do të shkelja as edhe një buburrec”, shkruan Daily Mail. Ai i ka thënë policisë se plani ka qenë të shpërthejnë tre bomba, një në sektorin e check-in të aviokompanive amerikane, dhe nga një në check-in e linjave ajrore izraelite dhe ruse.
“Për asnjë moment nuk kam planifikuar të aktivizoj bombën time. Kam pritur derisa dy bombat e para të shpërthejnë, dhe më pas jam larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai. /Telegrafi/