5 tetor 2015 – Gjykata ka vendosur të lërë në burg dy autorët e vrasjes së dyfishtë te lulishtja “1 Maji” në Tiranë, Sael Sulajn dhe Vasiel Cavon.
Mësohet se Sula ka deklaruar para trupit gjykues se është penduar, por drejt krimit të rëndë e ka shtyrë poshtërimi që i bënte Elvis Gaçaj.
“Jam i penduar”, ka thënë 20-vjeçari në seancën gjyqësore.
Po ashtu, masa e sigurisë ‘arrest me burg’ u dha edhe për shënjestrën e dy autorëve, Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur. Ai akuzohet për “mbajtje dhe shitje të narkotikëve”, pas në banesë iu gjet një sasi kokaine.
Gjatë atentatit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e 1 tetorit, mbetën të vrarë Aurora Oskian dhe Kevin Rugova, ndërsa objektivi Gaçaj mbeti i plagosur.
/portali DurresLajm/