Argjentinë, 30 korrik 2014 – Një ditë plot ankth për Karlitos Tevez: babai i tij adoptues (në të vërtetë është xhaxhai, i cili e ka rritur pas braktisjes nga i ati i vërtetë), Segundo, është rrëmbyer rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale në Morón, një lagje e Buenos Airesit, ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij, e cila u gjet e braktisur në “Villa Devoto”.
Ankthi zgjati për 8 orë: sipas lajmeve të shtypit argjentinas, Segundo Tevez është liruar rreth orës 13:40 lokale. Hetuesit, besojnë se grabitësit nuk kishin dijeni mes njeriut të rrëmbyer dhe sulmuesit të Juventusit, por vetëm kur mësuan se cili ishte, atëherë vendosën një “shpërblim” për “kokën” e tij.
Sipas burimeve të pakonfirmuara akoma, ata kishin pretenduar një gjobë për lirimin e tij, rreth 200 mijë euro, duke i telefonuar, si motrës së Segundos, ashtu edhe vetë Tevezit, i cili paska pasur mundësi të flasë drejtpërdrejt me babanë e tij.
Sapo mësoi lajmin, sulmuesi bardhezi u largua nga qendra sportive e Vinovos për të udhëtuar në Argjentinë. Por pastaj e ka anuluar fluturimin sapo i sigurua nga të afërmit se i ati u liria.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





