TIRANË, 17 mars 2013 – Ardian Prrenjasi pranon në polici: “Kam vrarë 10-vjeçarin Julian Çela”. Zgjidhet kështu në mënyrë tragjike misteri i zhdukjes së djalit të nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. 45-vjeçari i arrestuar mesditën e sotme si autor i rrëmbimit të 10-vjeçarit me iniciale A.Cani ka dhënë dëshminë rrënqethëse për të miturin Julian Çela.
10-vjeçari me iniciale A.C i zhdukur që prej ditës së djeshme u gjet sot në banesën e komshiut të tij Ardian Prrenjasi në zonën e Laprakës. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se vogëlushi u gjet në banesën e Ardian Prrenjasit, ndërkohë që dyshohet se është mbajtur 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Po të njëjta burime dyshojnë se 45-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me pengun, duke abuzuar seksualisht me të.
Ka patur dyshime të familjarëve dhe fqinjëve mbi 45-vjeçarin që kanë vënë në lëvizje policinë, pasi banesa e tij ndodhet pranë familjes Cela. Mësohet se 45-vjecari, i cili punonte shofer në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Kolegët, të cilët kanë tentuar të futen nga dritarja e banjos së shtetasit Ardian Prrenjasi, kanë ngjallur edhe dyshimet tek familjarët dhe komshinjtë e 10-vjeçarit të zhdukur, të cilet kanë sinjalizuar policinë për ketë fakt.
Ndërkohë policia ka nisur punën për gjetjen e trupit të Julian Celës, që sipas dëshmisë së Prrenjasit është groposur në Sharrë.
DËSHMITARËT: 45-VJECARI AFRONTE FËMIJËT
“Kam dyshuar se erdhi mbrëmë një grua në 12:30 të natës. Pastaj, sot erdhën punëtorët e ndërmarrjes së vet. Dhe na thanë se ka humbur. Aty dyshova. Punëtorët e ndërmarrjes erdhën u futën nga banjo. Unë i pyeta dhe ato më thanë se ka dy ditë që nuk kishte shkuar në punë Unë nuk e kam njohur, ka 3 vjet që ka ardhur”,- u shpreh një nga dëshmitarët.
“Ka dy tre muaj që banon këtu. Ai nuk fliste me njëri. Erdhën punëtorët e ndërmarrjes e kërkuan për punë, hapën dritaren e banjos dhe ne aty dyshuam. Lajmëruam policinë se nuk u hap dera. E ahoqja nga Peshkopia kishte ik tek shtëpia e vet. Ai ishte i afrueshëm me fëmijë, i çonte me ble paketa, gjëra. Fëmijët i afronte të gjithë sikur thonin, i qeraste”, tha një dëshmitar tjetër, i cili se 10-vjeçari që u mor peng një ditë më parë e njihte Julian Çelën pasi banojnë në të njëjtën zonë.
“Unë jam komshiu ngjitur. Dje në darkë nëna ime 70-vjecare, mbrëmë ka parë një femër pranë banesës së tij dhe një makinë. Nëna ime e pyeti se c’bënte natën dhe ajo i tregoi se po kërkonin një djalë të humbur. Pas 5 minutash nëna e kishte parë atë femrën që iku me makinë”, u shpreh një tjetër komshi.
RASTI I JULIAN ÇELËS
Julian Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar muaj më parë.
Për herë të fundit, 11-vjecari Julian Çela është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit tha se dikush e kishte kërkuar Julianin dhe pas daljes së tij askush nuk e ka parë më.
Të afërm të Julianit kanë shpërndarë shpesh në rrjetin social Facebook foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofronte ndonjë të dhënë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





