Policia e Tiranës tha se është ende në kërkim të makinës BMW X5 me të cilën u rrëmbye një i ri pranë farmacisë 10 në kryeqytet.

Konfirmohet se makina “Peugeout”, me targë AA 588 FP, ku udhëtonte i rrëmbyeri i përket shtetasit Dorian Çela, por ky i fundit nuk ishte në timon. Çela po merret në pyetje dhe mësohet të ketë thënë se, makinën ia kishte dhënë një shoku të tij me emrin Klajdi Gjeçi.

Dyshohet se rrëmbimi ndodhi pas një sherri për parakalim makinash. Rrëmbyesit u panë të shkonin drejt Dajtit pasi morën në makinën e tyre të riun.