SHBA, 25 korrik 2014 – Xhonas Falkoni gëzoi një dhuratë të jashtëzakonshme që nga momenti kur ai erdhi në jetë dhe tani, ai ka vendosur t’ua dhurojë atë të tjerëve.
43 vjeçari nga Manhatan është bërë i njohur si mashkulli që ka penisin më të gjatë të matur ndonjëherë në një dokumentar televiziv, një cilësi kjo që e shndërroi atë në një star të internetit. Ai ka refuzuar shumë mundësi që i janë dhënë për t’iu futur industrisë së pornos. Por tani, ai ka marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojë.
The Icelandic Phallological Museum, i njohur ndryshe si “Muzeu i Penisit”, i ka ofruar Xhonas famë të përjetshme, duke vendosur organin e tij seksual prej 34,29 cm në një nga stendat e tij, pas vdekjes.
“Jam shumë i nderuar nga kjo ftesë që më është bërë”, thotë Flakon në një letër dërguar Muzeut. “E vlerësoj devocionin e muzeut tuaj ndaj shkencës dhe do te jem i nderuar të vendos burrërinë time në ekspoze… Shpresoj të mos bëj njeri xheloz. Mund të sugjeroj që ekspozitën ta quani Xhonas dhe balena”.
Muzeu është hapur ne Rejkjavik, në vitin 1997 dhe është strehë e më shumë se 300 llojeve të ndryshme penisësh.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





