Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi u ndal tek Akti Normativ, sipas të cilit i akordohet një pension social tetëfish më i lartë, familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv i “Shqiponjave”.

Murrizi e cilësoi të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblimin e familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht, nga operacionet e policisë.

“Nuk dua të bëj politikë me fatkeqësinë e asnjë familjeje shqiptare, nuk i përkas individëve të politikës meskinë e që për vota i drejtohen me turra lotësh familjeve në këto 30 vite. Kjo në funksion të një grushti votash më shumë. Akte normative për të dëmshpërblyer familjet, që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi”, tha Murizi.