Itali, 25 mars 2014 – Personeli i sigurisë i supermerkatit “Esselunga” në qytetin e Piacencës (Piacenza) mbeti i habitur, kur identifikoi një çift hajdutësh shqiptarë supermarketi.
Dy shqiptarët, pasi kishin mbushur karrocën me mallra të ndryshme kryesisht ushqimore me vlerë rreth 800 euro, tentuan të largoheshin nga supermarketi pa paguar asnjë lek në kasë. Vigjilenca e personelit ua dështoi planin, por ishte radha e rojeve të sigurisë për t’u habitur, kur kontrolluan dokumentet e identifikimit të dy hajdutëve.
Njëri ishte 75 vjeç, ndërsa tjetra 50 vjeç. Karabinierët duke pasur parasysh moshën e pensionistit shqiptar, nuk e arrestuan, por bënë denoncim në gjendje të lirë për të dy hajdutët.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





