Për shumë nga pensionistët dhënia e 5000 lekëve si shpërblim për vitin e ri konsiderohet lëmoshë, pasi ata kanë nevojë çdo muaj për para shtesë për të përballuar rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës.

Në prononcimet për mikrofonin e “DurrësLajm”, nuk mungojnë ironitë e pensionistëve për bonusin, por nuk mungojnë dhe ata që janë të kënaqur me 5000 lekë.

Nga dita e hënë nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët në të gjithë vendin. Bonusin e përfitojnë në total rreth 704 mijë persona, ndërkohë që të gjithë ata pensionistë të cilët për arsye të caktuara e kanë të pamundur të paraqiten deri në datën 31 dhjetor për të tërhequr bonusin, mund ta tërheqin edhe vitin e ardhshëm, pra deri në dhjetor të vitit 2024.