Të shumtë kanë qenë pensionistët durrsakë që paraditen e sotme kanë mbushur shëtitoren “Taulantia”. Duke përfituar nga orët e liridaljes dhe moti pranveror ata janë dyndur në shëtitore, por shumë prej tyre u janë përmbajtur masave kufizuese duke ruajtur distancimin social si dhe ishin të pajisur me masa mbrojtëse si maska e doreza.

Më guximtarët nuk kanë nguruar të zhvishen dhe t’i gëzohen rrezeve të diellit.

Kryeministri Rama njoftoi një ditë më parë, se ditën e shtunë, kur të gjithë të tjerët do të qëndronin brenda, pensionistët kishin liridalje deri në orën 11.00.