Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar e shoqërisë. Në tryezën me temë “Pensionistët dhe grupet në nevojë”, Meta u shpreh se kjo kategori është duke u përballur me vështirësi, për shkak edhe të kostos së lartë të jetesës.

Meta foli edhe për marrëveshjen me Italinë për pensionet, duke e vlerësuar.

Ai ka theksuar se qeveria vepron me standarde të dyfishta, pasi njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit të pensioneve të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

“Një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte. Ne urojme që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë. Por ajo çfarë e nxjerr zbuluar hipokrizinë e Qeverisë shqiptare që vrapon të marrë suksesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kur ndërkohë nuk ka 10 vite por 15 vite që negociohet, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e përjashtimit të padrejtë nga skema e pensioneve të mijëra qytetarëve në vendin tone.

Teksa shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Qeverisë e Italisë për miratimin e kësaj marrëveshjeje dhe për fleksibilitetin e treguar ndaj shtetasve shqiptarë, konstatojmë me keqardhje se Qeveria e Shqipërisë i ka braktisur dhe përjashtuar nga skema e pensionit dhe përfitimit të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë kontribuar më pak se 15 vite pune”, tha Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Kategoria sociale e shoqërisë me e diskriminuar mbeten pensionistet te te gjitha kategorive te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada përballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe një kosto te larte te jetesës.

Pensionistet dhe grupet ne nevoje jane varfëruar me shume si per shkak te mos rritjes te duhur te pensioneve dhe perfitimeve sociale, te rritjes se cmimeve, dhe kujdesit te munguar shendetesor

  1. Rritja e diferencuar e pensioneve po te krahasojmë periudhën 2002-2013 dhe 2013-2023

Ndërmjet dy periudhave rritja e pensioneve eshte shume here me e larte ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023. Po te krahasojmë dy periudhat e rritjes se pensioneve, tregohet se :

Pensionet e pleqërisë ne zonat urbane janë rritur 3.6 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë ne zonat rurale janë rritur 6.4 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e invaliditetit ne zonat urbane janë rritur 1.5 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e invaliditetit ne zonat rurale janë rritur 5.1 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat urbane janë rritur 2.3 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat rurale janë rritur 3 here ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023 ne te cilne janë ulur rreth -23%.

Rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 9.3 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 6.3% ne vit.

Pensionet familiare ne qytet ne tete vite u rriten mesatarisht ne 6.7% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 23.1% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht  ne 27.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne tete vite u rriten mesatarisht ne 24.3% ne vit

Rritja e pensioneve ne periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 2.6 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 4.2% ne vit.

Pensionet familiare ne qytet ne dhjete vite u rriten mesatarisht ne 2.9% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 3.6% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht  ne 5.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne dhjete vite u zvogëluan mesatarisht ne -2.3% ne vit.

  1. Cfare ka mbuluar rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Nga te dhënat e Fondit Monetar Nderkombetar sepse INSTAT ka bllokuar informacionin statistikor kemi krahasuar rritjet e pensioneve e pleqërisë ne zonat urbane dhe ne zonat rurale ne dy periudhat ne raport me rritjen e çmimeve dhe rritjen ekonomike nga mund te gjykojmë me fakte te plota mungesën  e përgjegjësisë dhe kujdesit te Qeverise aktuale

Ne periudhën 2005 – 2013 inflacioni ne tete vite rezulton te jete 20% dhe rritja reale ekonomike ne 40%.

  1. Ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat urbane ne tete vite eshte 74%, rritje qe ka mbuluar rritjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka perfshire rritjen reale ekonomike. Po ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat rurale eshte 184% duke tejkaluar se bashku indeksin mesatar te çmimeve, përfshi dhe indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe rritjen reale ekonomike.
  2. Ne periudhën 2013-2023 inflacioni ne dhjete vite rezulton ne jete 30% dhe rritja reale ekonomike ne 35.5%. Ne kete periudhe rritja e pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6%,, ndersa pensionet e pleqërisë te fshatit jane rritur ne kete periudhe 36%. Keto rritje nuk kane mbuluar indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe përftimin nga rritja reale ekonomike.
  3. Sa duhet te ishte rritja e pensioneve te pleqërisë nga rritja e çmimeve si dhe përfitimi nga rritja reale e ekonomisë

Ka disa vite qe spiralja e çmimeve nuk ndalet. Ne veçanti ne vitet e fundit çmimet e artikujve ushqimore ne vazhdimësi po tregojnë nje  rritje dy shifrore.

Ne periudhën 2013-2023 rritja e çmimeve te artikujve ushqimore dhe pije eshte 59.1%. Pesha e shpenzimeve per ushqime ne te ardhurat e tyre eshte 59%.

Per kete periudhe indeksimi i masës se pensionit te pleqërisë do te duhej te ishte rreth 40% per te mbuluar rritjen e çmimeve përfshi te atyre ushqmore. Kur nderkohe indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6% dhe ne zonat rurale eshte 36%.

Qeveria do te duhet te konsideronte ne rritjen e pensionit gjithashtu dhe rritjen ekonomike ne periudhën 2013–2023 ne masën 35.5%. Ne total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do te duhej te ishte ne 75.5% ne fund te vitit 2023 krahasuar me fund vitin 2013. Kjo do te thotë qe pensioni i pleqërisë ne fund te vitit 2023: