Në kuadër të operacionit “Pensionisti”, të zhvilluar nga blutë e Beratit, është vënë në pranga një person për shfrytëzim prostitucioni. I arrestuari Asqeri Myrteli, 39 vjeç, banues në Kuçovë, akuzohet se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen H.A.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 72-vjeçar, shtetasi B.Dh, dhe u shpall në kërkim shtetasi K.B., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

I moshuari së bashku me 26-vjeçarin, dyshohet se kanë ushtruar prostitucion me shtetasen H.A, kundrejt shumës 2000 deri 3000 lekë.