Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë më shumë se 200 miliardë dollarë për të financuar luftën me Iranin. Shifra është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë i administratës për The Washington Post.
Sipas raportimit, kjo shumë do të tejkalonte ndjeshëm kostot e deritanishme të fushatës së administratës së Donald Trump dhe synon të rrisë me urgjencë prodhimin e armëve kritike që janë konsumuar gjatë operacioneve ushtarake.
Gazeta thekson se gjatë dy javëve të fundit, Pentagoni ka paraqitur disa kërkesa të ndryshme financimi, ndërsa versioni më i fundit pritet të shkaktojë një përballje të fortë politike në Kongresin amerikan.
Në momentin e publikimit të lajmit, si Pentagoni ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë refuzuar të komentojnë mbi këtë çështje.





