Shtetet e Bashkuara janë duke përparuar me ritme të shpejta në prodhimin e bombës së re bërthamore B61-13, e cila pritet të jetë 24 herë më e fuqishme se ajo e përdorur në Hiroshimë. Sipas një zëdhënësi të Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore (NNSA), prodhimi i parë i saj do të përfundojë brenda këtij viti fiskal.
B61-13 do të zëvendësojë modelet më të vjetra dhe pritet të ofrojë kapacitete të avancuara kundër objektivave ushtarake strategjike. Fuqia e saj është vlerësuar deri në 360 kilotonë. Kostot për ndërtimin e saj llogariten rreth 10 miliardë dollarë.
Megjithatë, kjo armë ende pret miratimin dhe financimin nga Kongresi. Kritikët paralajmërojnë se një rritje e tillë në fuqinë shkatërruese mund të çojë në tensione të rrezikshme ndërkombëtare dhe dëme të mëdha kolaterale.
Vendimi për ndjekjen e projektit B61-13 vjen në një kontekst të rritjes së kërcënimeve globale, kryesisht nga Rusia dhe Kina, të cilat po rrisin gjithashtu arsenalet e tyre bërthamore. Zyrtarët amerikanë theksojnë se kjo iniciativë është përgjigje ndaj ndryshimeve të fundit në mjedisin global të sigurisë.