Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.

Me albumin e saj ‘Future Nostalgia’, këngëtarja mori një tjetër çmim, pasi u zgjodh nga revista ‘People’ si albumi më i mirë i këtij viti. 

Ky album u publikua në muajin mars, pikërisht në fillimet e koronavirusit, në shumë vende të botës.

‘People’ përveç atij të Dua Lipës zgjodhi edhe nëntë albume të tjera, të këngëtarëve të  tjerë.