Në fund të ndeshjes së luajtur mes Bournemouth dhe Manchester City është parë një nga momentet, që e bëjnë futbollin të madh. Pep Guardiola, në vend që të shkojë në dhomat e zhveshjes, ka vendosur për të takuar mesfushori Harry Arter në fushë. Të dy biseduam dhe u shkrinë në një përqafim.
Kamerat kapën momentin dhe rrjetet sociale shpejt i bënë jehonë, duke pyetur se çfarë ka ndodhur. Dy protagonistët zbuluan pak minuta pas takimit. Trajneri spanjoll shkoi dhe e përgëzoi Arter për atësinë e treguar, pasi futbollisti dhe gruaja e tij ka humbur një vajzë në dhjetor 2015.
“Më vjen keq për atë që ndodhi dhe unë iu uroj më të mirën,” – tha Pep lidhur me rastin në fjalë. Edhe mesfushori iu dorëzua trajnerit të Manchester City, pas këtij gjesti: “Ai donte më të mirën për mua dhe partneren. Ky veprim i tij është i pabesueshëm. Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë dhe nuk mendoj se ekziston dikush tjetër si ai.”
Guardiola u pyet edhe në një konferencë për shtyp, pas fitores së korrur në qytetin bregdetar të Anglisë jugore: “Arter do të jetë sërish baba, shumë shpejt, kështu që i dhashë urimet më të mira edhe për partneren, sepse e di çfarë u ka ndodhur në të kaluarën.”