Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë. Mësohet se në këtë aksident nje person ka humbur jetën. Shtetasi me inicialet L. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, ishte duke drejtuar mjetin e tij tip Fiat, me targa TR 6271 N, dhe është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi I. V, 39 vjeç, banues në fshatin Bardhas, ne Peqin. Si pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I. V. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, ku kanë nisur punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.
Peqin, aksident në aksin drejt Rrogozhinës, humb jetën motoçiklisti
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje
USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…





