PEQIN, 28 maj 2013- Partia Demokratike prezantoi sot kandidatët për deputet në Peqin. Kryeministri i vendit Sali Berisha premtoi se dy vitet e para të mandatit Peqini do ketë lidhje direkte me Tiranën. 

“Zotohem para jush se mandatin që vjen, do të marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqërohet me qindra milionë euro. Do hapim negociatat për vendet anëtarë ne BE. 4 vitet që vijnë do asfaltojmë cdo rruge dhe rrugicë ne rrjetin e Peqinit dhe qarkun e Elbasanit. 4 vitet që vijnë në rast se biznesi në Peqin u rrit me 70 %, me taksa që ulem dhe hoqëm me masat e tjera, bizneset e Peqinit do të rriten së paku me dy herë. 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët e Peqinit dhe e mbarë Shqipërisë. Do të rimbursojmë makineritë. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë gjitha shkollat dhe kanalizimet. Bashkimi Peqinit me Tiranën, me daljen e veçante nga Kumuna e Papër ne Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur, ju jap fjalën se dy vitet e para të mandatit do keni lidhje direkte me Tiranën”, premtoi Berisha. 

Berisha sulmoi ashpër kandidatët e PS-së për deputet në këtë qytet. 

“Këtu garojnë 2 kushërinj të parë, për Dash Pezën nuk flas, se atë që ta bën i yti nuk ta bën njeri. Atë që i bëri Alfredi nuk ja bëri njeri. Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi një natë në Televizion thonte regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit te lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej ne Televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim. Pra vota këtyre nuk u jepen. Nuk ka interes tjetër përvec interesave personale. Ju jap fjalën se me Dash Sulën do shndërrojmë në realitet projektet për Peqinin”, u shpreh Berisha. 

Shefi i qeverisë tha se alternativa e mazhorancës është më shumë punësim, infrastrukturë moderne, integrimit, ndërkohë që kundërshtarët që sipas tij ma ë alternativën e mashtrimit teksa tha se kreun e opozitës dhe Nastradini do e kishte zili’ 

“Dje fliste ne cërrik dhe u shtone qytetarëve universitet janë piramidë se Gjermania na paska gjithsej, 6 gjer ne 10 Universitete. Mbretëria e Danimarkës sipas tij na paska gjithsej 6 Universitete. Mashtrim total dhe Nastradini do ja kishte lakmi” shtoi Berisha.