29 prill 2015 – Var veten me çarçaf i dënuari për krime të kryera në Greqi. Mario (Saimir) Ramaj u gjet i pajetë në tualetin e burgut të Peqinit, në kohën kur të dënuarit ishin nxjerrë për ajrim. Ramaj u arrestua një vit më parë, për dy krime të ndodhura në vitin 2010 në Greqi. Dosja e tij u përcoll në Shqipëri, ku u vendos dënimi me 23 vjet burg.

Kjo ngjarje shkaktoi shkarkime në burgun e Peqinit, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë, drejtori Fatos Veliu dhe përgjegjësi i sektorit të sigurisë, Filip Ulndreaj nuk menaxhuan situatën. Në njoftimin zyrtar thuhet se neglizhenca e treguar solli dhe vetëflijimin e të riut.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”