12korrik 2015– I hedh fqinjit eksploziv në oborrin e shtëpisë. Një 22-vjeçar është autori i arrestuar nga policia në Peqin. Mbrëmjen e djeshme ai akuzohet se ka hedhur tek fqinji një sasi lëndë plasëse që e kishte përgatitur vetë. Për fat nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale, kryesisht në xhamat e shtëpisë. Dyshohet se autori, Françesko Hamolli ishte grindur për motive pronësie me fqinjin e tij, duke bërë dhe vetëgjyqësi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/