Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës në listat e hapura, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me një grup zonjash pensioniste në një nga lagjet e kryeqytetit, ku diskutoi mbi vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.

Tabaku theksoi se për 12 vite me radhë qeveria aktuale ka dështuar të sjellë ndonjë përmirësim real në jetën e pensionistëve:

“Një qeveri që për 12 vite nuk ka bërë asgjë për pensionistët, nuk mund të bëjë tani mrekullinë. Premtimet boshe nuk mbushin dot shportën e pensionistit që përballet çdo ditë me rritjen e çmimeve,”  u shpreh Tabaku.

Duke prezantuar programin emergjent të Partisë Demokratike, ajo solli në vëmendje propozimet konkrete për të ndryshuar realitetin e vështirë ekonomik të mijëra qytetarëve:

  • Rritje e pensioneve me 25% që në vitin e parë të qeverisjes së PD-së
  • Vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro në muaj, i indeksuar çdo vit sipas inflacionit
  • Heqja e TVSH-së për produktet e shportës për të ulur kostot e jetesës dhe për t’i dhënë më shumë frymëmarrje shtresave në nevojë.