Për 3 ditë me rradhë, disa zona në Shijak dhe Durrës do të kenë ndërprerje energjie nga ora 09.00-13.00 për shkak të punimeve që do të kryejë në rrjet OSHEE. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Durrës bën të ditur edhe grafikun e ndërprerjeve.
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Shijak, në datat 3-5 prill, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të mbeten pa energji:
-3 prill, pa energji: Likesaj Shijak, Dushk, Gjepale, Shahinaj, Romanat, Pjezë, Hardhisht
-4 prill, pa energji: Koxhase, Borakë
-5 prill, pa energji: Shijak, Fermë Xhafzotaj, Katund Sukth, Katund i Ri





