Sot djali i këngëtarit të ndjerë, Dr. Florit, Danieli ka ditëlindjen.

Ai mbush 5 vjeç dhe në këtë ditë të rëndësishme nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e këngëtarit, Blerina.

"Danieli 5 vjeç. Gezuar ditëlindjen shpirti ime! Të duam shumë shumë", shkruan Blerina.

Ajo që tërhoqi vëmendjen është komenti i moderatorit Ermal Mamaqit, mik shumë i ngushtë me Dr. Florin, i cili shkruan.

"Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje".

Danieli është fëmija i dytë i këngëtarit. Ai dhe bashkëshortja kanë edhe një vajzë.