Për pak ditë do të mbushte 20 vjeç, por një aksident i tmerrshëm ia ndërpreu ëndrrat në mes. 

Tomas Hoti, mbrëmjen e 31 janarit pësoi një aksident të tmerrshëm. Ai u dëmtua rëndë dhe u dërgua në spital, ku luftoi me vdekjen për 6 ditë. Por të enjten, Hoti do të mbyllte sytë përgjithmonë për shkak të plagëve të rënda.

Përveç dëmtimeve në bark dhe kraharor, ai kishte marrë plagë të rënda edhe në kokë, pasi makina e tij tip “Fiat” u përplas me një furgon në autostradë.

I riu Tomas Hoti lindi në Shkodër. Ai ishte zhvendosur së bashku me familjen në Macchiagodena disa vite më parë. Kishte dy vëllezër dhe punonte në një ofiçinë. Me 12 shkurt do të mbushte 20 vjeç.

Hoti ishte një person shumë i dashur nga komuniteti ku jetonte.