Sanremo, 8 maj 2013– Para datës 18 qershor mbrojtësit e 6 të arrestuarve shqiptarë, avokatët Ritzu, Spigarelli dhe Patrone, mund të paraqesin një kërkesë për një rit alternativ.

Do të proçedohen para datës18 qershor, 6 shqiptarët të cilët më datë 19 dhjetor të vitit të kaluar u arrestuan nga policia për shitjen e drogës, domethënë heroinë kokainë dhe marijuanë.

Këto janë tre burra dhe tre gra: Xhani Gjonaj i 24 vjeç, Fran Gjonaj, 52 vjeç, Artan Pjetri, 39 vjeç, Rita Prelaj (47vjeçe), Flore Mirashi, 49 vjeçe, dhe vajza e quajtur Eva, 24 vjeçare.

Të 6 këta shqiptarë u zbuluan në një banesë në rrugën Pallavicini, ku policia gjeti dy pako me heroinë, plus 150 gram kokainë dhe marijuanë me një vlerë totale prej përafërsisht 200 mijë euro.

Për të 6 shqiptarët e arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nga policia italiane për trafik droge, në qershor do të zhvillohet procesi gjyqësor në mbrojtjen e avokatëve Ritzu, Spigarelli dhe Patrone.