Jo lule, por një veshkë. Dhe nuk është diçitura e ndonjë spoti televiziv për 8 marsin, por një realitet, dëshmitarë të të cilit kanë qenë mjekët e një spitali në Torino.
Një italian 52-vjeçar i ka dhuruar partneres së tij 44-vjeçare një veshkë, duke e shpëtuar kështu gruan nga dializa.
Operacioni që shkoi me sukses është realizuar një ditë më parë në spitalin Molinette, Torino dhe sipas mjekëve çifti është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Ansa.
M.P.