Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Edi Rama teksa thekson se ka dështuar në çdo drejtim.
Teksa publikon ne Facebook një video me premtimet e kryeministrit për rritjen e mirëqenies dhe deklaratat e tregtarëve e qytetarëve për rënien e ekonomisë, Bardhi thote se Rama kujdeset vetëm për veten e tij.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën”, shkruan Bardhi.





