Arbana Osmani e ka nisur ditën e sotme në praninë e mikes së saj të ngushtë, moderatores Xhemi Shehu. Në foton e publikuar në ‘Instastory’ krah saj, prezantuesja e ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka shkruar: “Nisje e bukur e ditës”.

Edhe në këtë foto lexohet në fytyrë gëzimi që ndjejnë nga prania e njëra-tjetrës. Arbana dhe Xhemi ndajnë shpesh momente së bashku, pasi një pjesë të mirë të kohës e kalojnë bashkë.