Urdhër arresti për Vangjush Dakon, ish-kreun e bashkisë së Durrësit nga SPAK është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

Gjithsej anë lëshuar 10 masa arresti me burg për ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.

Mësohet se forcat operacionale nuk e kanë gjetur në banesë ish-kryetarin e bashkisë, që qeverisi Durrësin për 3 mandate rresht, pasi mësohet se ai ka qenë në Tiranë.

Edhe pse sot është në mungesë urdhër arresti, vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK, ku u pyet rreth katër orë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Dako që ka bindur sot Prokurorinë e Posaçme të lëshojë urdhër arresti ndaj tij.

Dyshohet se çështja ka të bëjë me një pallat në lagjen nr.18 të qytetit, të ndërtuar në vitin 2011,që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.