Alketa Vejsiu duket se bën një jetë shumë të rregullt, por ka diçka për të cilën ajo mund ta prishë gjumin…Perzantuesja e njohur do të jetë në top Channel për të komentuar filmat kandidat për çmimin Oscar.
“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin…Po nisa të shoh një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër rresht deri sa zbardh dita.
Kështu që një natë pa gjumë për oscarontop në “Top Channel”, më ka shumë kuptim! Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e ledionit që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar…
Të dielen në mesnatë, deri kur të lindë dielli oscarontop. Ndaj bëni gati filxhanët e kafes. Ne i kemi gati! Po ju kë do të falenderonit nëse do të merrnit një Oscar?”- shkruan Alketa në profilin e saj në Instagram.
Edhe ne do të jemi gjithë “sy e veshë” për të parë filmat e kandiduar, por edhe moderatoren bukuroshe.