Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, i ftuar këtë të hënë në Euronews Albanian në Now me Erla Mëhilli, ka folur rreth efektshmërisë së ligjit për investimet strategjike.
I pyetur nga moderatorja, lidhur me përdorimin e 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, ai solli në diskutim ligjin për investimet strategjike, i cili tha se ky ligj nuk është më në fuqi.
“Protestuesit thonë: ‘ligji për investimet strategjike’. Ai ligj nuk është në fuqi. Ai ligj nuk prodhon efekte sot. Do kemi një ligj të linjëzuar për investimet strategjike me atë të bashkimit evropian. Është kapitull i mbyllur. Ai ligj nuk rinovohet. Afatin e fuqisë e kishte deri në qershor. Jo vetëm ky ligj, por edhe mijëra ligje të tjera nuk jane ne perputhje identike me cfarë kerkon Bashkimi Europian. Prandaj janë negociatat”-u shpreh Vengu.





