Teatri “Aleksandër Moisiu” sot është i tëri në dispozicion të fëmijëve durrsakë. Ata do të shijojnë shfaqjen muzikore "Babagjyshi dhe Mbretëresha e Dëborës", të vënë në skenë me rastin e festave të fundvitit. Shfaqja vihet në skenë nga studio e baletit “Arian Plaku”.

Protagonistët do të jenë fëmijë që ndjekin kurset e baletit, me koreografi të Arian Plakut, me regji të Driada Dervishit, skenografi të Florest Sherifit dhe formulim muzikor nga Julian Shyti. Shfaqja e parë do të jetë në orën 18:00, ndërsa e dyta një orë më vonë, në orën 19:00.