1 qershor 2015 – Sot, në të gjithë vendin është dita e fëmijëve. Ata festojnë 1 Qershorin dhe secili prej tyre zgjedh mënyra të ndryshme për ta shijuar këtë ditë me bashkëmoshatarët e tyre.
Disa fëmijë nga Durrësi kanë menduar ta kalojnë paraditen në sheshin e ri “Liria”, për t’u kënaqur edhe në ujërat e shatërvanëve të rinj, por me sa duket ata janë zhgënjyer.
Shatërvanët, nga të paktat mundësi argëtimi për fëmijët në Durrës, sot nuk po punojnë, siç i shihni dhe në foto.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





