Aktori britanik Daniel Craig ka konfirmuar se do t’i rikthehet për herë të fundit rolit të Xhejms Bondit. Craig i dha fund kështu heshtjes rreth këtij propozimi që zgjaste prej disa muajsh. Aktori e bëri publik vendimin e tij gjatë emisionit “The Late Show” në një televizion amerikan. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Stephen Colbert nëse ai do të rimishëronte edhe njëherë agjentin e famshëm sekret, Daniel Craig u përgjigj “po”, duke marrë kështu dhe shumë duartrokitje nga publiku i pranishëm në sallë.

Aktori Daniel Craig ka interpretuar katër herë rolin e agjentit 007  në filmat “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”.

Ndërkohë Eon Productions, shoqëria që prodhon këtë film shkruan në faqen e saj në internet se filmi i 25-të me Xhejms Bondin do të dalë në ekranet amerikanë me 8 nëntor të 2019. I lutur t’iu përgjigjur pyetjes nëse dëshironte që pas këtij filmi t’i rikthehej edhe njëherë personazhit, Daniel Craig tha jo. “Mendoj që mjaftojnë pesë herë si ky personazh” “, përfundoi aktori i njohur britanik.