Shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmë ishte mbushur plot. Mysafirë kanë shkuar disa nga personalitetet më të njohura të ekranit, mes tyre Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili.
Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Të dy paskan mbaruar shkollën bashkë. “Kam qenë baba kur shkoja në shkollë dhe Monika ishte gocë e re”, rrëfen Llakaj në një bisedë me banorët.
Sa i takon eksperiencës së saj në Big Brother, Llakaj tha se e kishte ndjekur Lubonjën dhe në javët e para e kishte parë disi në vështirësi për t’u përshtatur.
Vetë Lubonja tha se nuk dinte se me kë të debatonte, për shkak të moshës së re të banorëve të tjerë.