Mbrëmjen e kaluar, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani kishte ftuar një trupë aktorësh për të promovuar një shfaqje teatrale.

Mes artistëve ishte edhe e bija, Joana Çani, e cila e emocionuar foli për rolin e saj në shfaqjen për fëmijë “Torta e ditëlindjes”.

Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e vajza e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket?  Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Joana Çani: Familje…

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.