Për herë të parë që nga shpërthimi i koronavirusit në dhjetor, Kina nuk ka raportuar raste të reja të transmetuara brenda vendit.

BBC raporton se të gjitha rastet e reja të konfirmuara të mërkurën, 34 gjithsej, dhe shumica e rasteve të fundit të Kinës, kanë qenë persona që kanë hyrë nga vendet e tjera, që cilësohen si raste të importuara.

CNN shkruan se Wuhan, epiqendra e koronavirusit, do duhet që të mos ketë asnjë rast të ri për 14 ditë rresht që të lirohet nga karantina. Ndërkohë në provincën Hubei, kanë filluar të zbuten masat që pati marrë qeveria.