Biznesmeni i njohur në Shijak, Ilir Ndrazhi, i cili u rendit në vend të katërt në listën e kandidatëve të PS në Durrës, pasi fitoi mandatin e deputetit, falenderoi mbështetësit për atë që ai e quan “fitore spektakolare në Shijak dhe qarkun Durrës në tërësi”.
Ndërsa nuk harron të falenderojë PS për besimin që i dha, një urim të veçantë Ndrazhi rezervon për të gjithë popullin e Shijakut, që e besoi dhe e votoi.
Postimi i plotë i Ilir Ndrazhit
Të dashur Miq !
Një gëzim i pamasë më ka përfshirë duke parë fitoren spektakolare në Shijak dhe Qarkun Durrës në tërësi.
Së pari, dua të falenderoj nga zemra familjen time, e cila më kuptoi dhe mbështeti në çdo moment dhe hap të kesaj fushate.
Së dyti, dua të falenderoj Partinë Socialiste për besimin dhe angazhimin që më dhanë.
Dhe së treti, por jo me më pak rëndësi, një falenderim të veçantë TË GJITHË POPULLIT TË SHIJAKUT, për votën dhe besimin që më dhanë.
Me vendosmëri, punë dhe besimin në Zot, do të jem zëri juaj në Parlament.





