Në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen edhe më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Një sukses ndërkombëtar të radhës e kanë shënuar edhe reperja Loredana Zefi dhe këngëtari Gjon Muharremaj.
Dy këngëtarët janë dominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze MTV Europe Music Awards 2021”.
Loredana dhe Gjoni janë dominuar në të njëjtën kategori.
Të dy artistët garojnë së bashku për çmimin “Performuesit më të mirë Zvicerianë”.
Lajmin e kanë bërë të ditur si Loredana, ashtu edhe Gjoni në llogaritë e e tyre përkatëse në “Instagram”.
“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar Loredana në një “Instastory” pasi ishte nominuar.
Ndërkohë, edhe Gjon në anën tjetër ishte i lumtur kur kuptoi se ishte dominuar në garën e madhe muzikore.
“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ishin fjalët e Gjon-it.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Loredana dominohet në “MTV Europe Music Awards”.
“MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet ‘live’ më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena të Hungarisë.