Në numrin e ri të “Vouge” britanik, modelja Irina Shayk foli për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper pas katër vitesh së bashku.

Çifti i njohur i dha fund marrëdhënies nga e cila kanë një vajzë 2-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper, pasi gjërat nuk po funksionin më mes tyre.

Modelja shprehet se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë. Është shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them “Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem”, ka rrëfyer 34-vjeçarja.