Për herë të parë në botë, një peshkaqen super i rrallë, që ka marrë emrin “peshkaqeni gojëmadh” është parë shtatzënë në një plazh në Filipine.

Sipas mediave të huaja, peshkaqeni i quajtur Megamouth Shark, ngordhi por brenda saj u gjetën 6 peshkaqenë të vegjël.

Ky zbulim dëshmon se “peshkaqenët gojëmadh” janë “ovoviviparous”, që do të thotë se ato zhvillohen në vezë të cilat çelin brenda nënave, e më pas lindin si foshnja të gjalla.

Sipas një deklarate nga Muzeu Kombëtar i Filipineve të publikuar në Facebook të premten, ekzemplari është rekordi i parë i një megamouth shtatzënë të gjetur në botë.

Mësohet se peshkaqeni kishte një gjatësi 5.6 metra, që do të thotë se goja e saj, ka të ngjarë të jetë rreth 1.3 metra e gjerë.

Peshkaqenët Megamouth kanë qenë veçanërisht të pakapshëm. Zbuluar për herë të parë në vitin 1976, që atëherë janë parë më pak se 300 peshkaqenë të detit të thellë.