Trajneri katalunas, Pep Guardiola është njoftuar me një rekord të ri, por negativ në karrierën e tij shumë të trofeshme. Manchester City u mposht me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen e dytë të fazën ‘play-off’ në Ligën e Kampionëve.

Humbja nga Los Blancos konfirmoi formën e dobët të ‘Qytetarëve’ këtë sezon, të cilët shijuan humbjen e 13-të deri tani në edicionin 2024/25. Kjo humbje shënon numrin më të madh të humbjeve të trajnerit Guardiola në një sezon të vetëm gjatë karrierës së tij menaxheriale.

54-vjeçari spanjoll nuk ka shijuar kurrë më parë 13 humbje në një edicion të vetëm në të gjitha garat. Si rezultat, City është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Ligën Premier, aktualisht është në vendin e katërt me 44 pikë nga 25 ndeshje.

Sezoni i vështirë i City-t vazhdon pasi ata luftojnë për të rifituar dominimin e tyre të mëparshëm, me Guardiolën që po përballet me sfida të paprecedentë në mandatin e tij.