Gazment Bardhi mori pjesë për herë të parë në protestën e zhvilluar poshtë pallatit të Sali Berishës. Shkurt për gazetarët, Bardhi deklaroi se PD është e bashkuar dhe detyra e vetme është që aksionin e nisur në Kuvend ta vazhdojnë edhe jashtë.
Ka ende shumë punë tha Bardhi për tu forcuar PD, por një gjë është sigurt tha ai, “PD është e bashkuar”.
“Së pari sic e ka bërë të qartë grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyre, pas aksionit që kemi nisur në parlament duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit. Ka shumë punë për tu forcuar PD, por një gjë është e sigurt se PD është e bashkuar ashtu sic është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.