Për herë të parë një grua transgjinore kurorëzohet Miss Portugalia, e cila do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota.
Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holland.
Stjuardesa Marina Machete, 28 vjeçe, fitoi konkursin e zhvilluar të enjten në Borba.
“Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë”, shkroi ajo në faqen e saj të internetit pasi fitoi kurorën e lakmuar në konkursin e bukurisë.
Marina Machete (Trans) se corona como Miss Universo Portugal .
— OSWALDO SANTANA (@OSWALSANTANA) October 6, 2023
Van 2. pic.twitter.com/gpJpikzseT
“Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.
Ndërsa në korrik të këtij viti 22-vjeçarja Riki Kole u bë gruaja e parë transgjinore që u kurorëzua Miss Holanda.
Machete dhe Colle nuk janë transeksualët e parë që konkurrojnë për titullin e Miss World, pasi në 2018-ën, ishte Angela Ponte e Spanjës, e cila konkuroi në këtë event bukurie.