Katedralja Notre Dame e Parisit nuk do të mbajë meshën e Krishtlindjes për herë të parë pas 200 vjetësh, për shkak të riparimeve që vazhdojnë pas djegies nga zjarri i prillit të këtij viti. Mesha e mesnatës do të mbahet në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois.
Pas flakëve të rëna në Katedralen gotike 850 vjeçare, një pasuri botërore e Unescos, Presidenti Emanuel Macroon deklaroi se brenda 5 viteve do të bëhet i mundur rikonstruksioni i plotë i saj.
Katedralja ishte në proces restaurimi kur zjarri shpërtheu dhe bëri që kjo pasuri botërore të pësonte dëme të mëdha. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. por hetuesit mendojnë se kjo ka ardhur si pasojë e një neglizhence.





