Çfarë po bën Melania Trump? Kjo ishte pyetja në mendjen e shumë njerëzve, pas akuzave të ngritura ndaj Donald Trump në New York.

Ish-zonja e parë ka munguar dukshëm që nga paraqitja e bashkëshortit të saj në gjykatë, ku ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për krime. Thashethemet se çifti po shkonte drejt një divorci, u bënë gjithnjë e më të shpeshta.

Por ish-modelja, më në fund i është bashkuar ish-presidentit në paradrekën e Pashkëve të dielën në Mar-a-Lago, në Palm Beach. Ajo shihet e ulur në krah të Trump për të festuar me familjen dhe miqtë.

Melania ka thyer heshtjen e saj njëmujore edhe në rrjetet sociale duke postuar një urim në Twitter: Gëzuar Pashkët!

Në pamjet e publikuara, Melania shihet e ulur pranë Trump dhe në një moment ajo është duke biseduar me ish-presidentin.