Pak ditë më parë, Xhensila Myrtezaj festoi një vjetorin e themelimit të markës së saj të bukurisë.
Këngëtarja e njohur mblodhi bashkë shumë miq dhe kolegë të saj të famshëm.
Siç vihet re nga fotot që janë publikuar, pjesë e këtij eventi ishin dhe shumë personazhe mjaft të përfolur në mediat rozë.
Po flasim për çiftin shumë të komentuar Fifi dhe Adis Patushi.
Por, gjithashtu u vu re prezenca e ish-partneres së Adisit, modeles Adrola Dushi.
Fifi dhe Adisi ka pozuar me Besin dhe Xhensilën, ndërkohë që pak më tutje ka qenë dhe Adrola, e cila gjithashtu nuk i ka kursyer fotot me Xhensilën.